HAPËSIRË E KRITIKËS ARTISTIKE · EST. 1989
HAPËSIRË E KRITIKËS ARTISTIKE · EST. 1989
info@hani2roberteve.com
← Kthehu te ekspozitat

Longing/ Belonging

Longing/ Belonging

Koncepti i këtyre punimeve lind nga paqartësia e ekzistencës dhe nga nevoja njerëzore për t’i dhënë kuptim asaj që, në vetvete, mbetet e pakuptimtë. Nëse në ciklin e parë e kërkoja kuptimin brenda një figure të vetme, tashmë ai shfaqet në hapësirën mes figurave, në marrëdhënien që krijohet dhe në atë që mbetet e pathënë.

Figurat bëhen një gjuhë tjetër, një sistem shenjash që përpiqet të shprehë atë që gjuha nuk arrin ta kapë. Ato afrohen, largohen, kërkojnë dhe shmangen. Disa zgjaten drejt njëra-tjetrës, por nuk arrijnë të takohen; të tjera përqafojnë veten, ndërsa vazhdojnë të kërkojnë tjetrin. Ekziston një dëshirë për afërsi, por edhe një distancë që nuk zhduket.

Me kohë, kuptoj se liria e tjetrit është edhe liria ime. Sot, ndoshta më shumë se kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Marrëdhënia me tjetrin bëhet edhe një mënyrë për të kuptuar veten. Përkatësia nuk është thjesht të jesh pjesë e diçkaje, por të ekzistosh në marrëdhënie me të tjerët, duke ruajtur hapësirën e vetes.

Longing/Belonging qëndron në këtë tension: mes mungesës dhe pranisë, individit dhe tjetrit, vetmisë dhe përkatësisë. Vija në mes nuk është vetëm një ndarje; ajo është një kufi që njëkohësisht ndan dhe lidh, duke lënë të hapur pyetjen nëse mund të jemi ndonjëherë plotësisht të veçuar apo plotësisht pjesë e diçkaje.

Remzije Lloga

Artiste

HAPJE 01 09 2026